Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Maqedonia e Veriut ka hequr detyrimin për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit apo tejkalimit të COVID-19, testet negative PCR dhe antigjen për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj, gjatë hyrjes në vend.
“Republika e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19. Për shtetasit e huaj që hyjnë në këtë vend, nuk kërkohet më certifikatë vaksinimi apo shërimi nga Covid-19, as test negativ dhe as karantinë”,-njofton ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.