Kuvendi i Kroacisë i ka dhënë sot dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, me 116 vota pro dhe dy vota kundër.
“Urojmë Maqedoninë e Veriut”, ka thënë kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviç, pas votimit ku ishin prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.
Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bullgarisë, sot ishte Kroacia e cila ratifikoi Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO duke e çuar në pesë numrin e shteteve që kanë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë.