Maqedonia e Veriut synon që të tërheqë sa më shumë turistët nga vendet e rajonit, duke ofruar teste PCR falas ndaj Covid-19.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë vitit 2021, Maqedonia të vizitohet nga 50 mijë turistë të huaj, të cilëve do t’u ofrohet testi falas.

Sektori i turizmit këtë vit, ashtu si edhe në shumë vende të tjera të Ballkanit do të varet nga procesi i vaksinimit dhe nga vendet nga ku priten të vijnë turistët e huaj, do të kërkojnë ose jo që shtetasit e tyre të karantinohen.