Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 26 viktima nga pandemia COVID-19. Nga autoritetet mjekësore mësohet se nga 2 562 testime të kryera janë identifikuar 758 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Sa kaq Ministria e Shëndetësië ka raportuar për 944 pacientë të shëruar që pas ribërjes së tamponit kanë rezultuar negativë dhe kanë lënë spitalet COVID.

Rastet e reja kanë këtë shpërndarje gjeografike:

324 janë në Shkup

 43 Kumanovë

22 Shtip

 Prilep 46

 Tetovë 21

Strugë 27

Veles 26

Manastir 23

Ohër 28

Kavadar 36

Gostivar 32

Gjevgjeli 17

 Strumicë 26

Kriva Pallankë 3

Radovish 5

 Koçani 19

Kërçovë 14 dhe qytete të tjera.