Maqedonia e Veriut ka regjistruar 316 raste të reja me COVID-19 nga 3, 486 teste të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 10 pacientë kanë humbur jetën.
Nga ana tjetër 240 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar në 181.031 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkohë nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 6, 831 persona.





