Qeveria e Maqedonisë së Veriut ditën e sotme ka vendosur që të shpallë gjendjen e krizës për 30 ditë.
Sipas mediave vendase, ky vendim pritet të hyjë në fuqi ditën e nesërme. Vendimi është marrë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Rekomandimi i këtij vendimi sipas mediave vendase ka ardhur pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski.
Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.
Që prej fillimit të pandemsië deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur 1,423 jetën persona dhe janë infektuar 51,213 të tjerë.





