Pranohet amandamenti i ASH-së që edhe Kosova shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj.

Ky ishte Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja ku kërkohej që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, raporton agjencia INA.

Në arsyetimin ata mes tjerash thuhej se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës.

Nga ASH kërkuan që në pjesën e shtetësia ku është cekur “maqedonase/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të fshihet termi “maqedonase” dhe të shkruhet vetëm “shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore”.