Diego Armando Maradona befason sërish botën e futbollit.
Këtë radhë çështja është brenda familjes së tij, pasi El Pibe de Oro ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.
Maradona e kishte denoncuar ish-bashkëshorten e tij për një vjedhje të mundshme prej 3.8 milionë eurosh gjatë martesës.
Sipas avokatit mbrojtës të Maradonës, Giannina kishte udhëtuar drejt Uruguajit për të sistemuar këtë shifër dhe ta bënte të rregullt nëpërmjet disa lëvizjeve bankare.





