Diego Armando Maradona gjithmonë bëhet objekt i mediave sportive. Shpeshherë “El Pibe de Oro” lëshon deklarata të fuqishme të cilat shkaktojnë debat, e ndërsa së fundmi ai duket se i ka keq punët.

Ish-bashkëshortja e tij, Klaudia Vijafane e ka denoncuar për dhunë psikologjike ish-lojtarin e Argjentinës dhe tashmë kërkon 1.5 milionë dollarë.

“E ka quajtur hajdute, nënë e keqe dhe ka denigruar si grua”, tha Fernando Burlando, avokati i ish-bashkëshortes së Maradonës.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem viktimë e një prej formave më të këqija të dhunës psikologjike, shpirtërore dhe shkatërruese”, është shprehur ish-bashkëshortja e tij, shkruan e përditshmja, La Nacion.