10 gusht 2014 – Diego Maradona nuk është i huaj për shkaktimin e incidenteve. Legjenda e Argjentinës e bëri sërish kur goditi shuplakë një gazetar pas një fjalosje të nxehtë.53-vjeçari ishte duke u përgjigjur në pyetjet e disa gazetarëve derisa po largohej nga nja teatër në vendlindjen e tij së bashku me shoqëruesen Veronica Ojeda dhe birin e tyre, Diego Fernando.Por, një gazetar duket se bëri ndonjë gjest në drejtim të Ojedas dhe Maradona reagoi me hidhërim.“Pse merresh me gruan time kur unë nuk merrem me ty?”, iu drejtua Maradona. Incidenti arriti në pikën më të nxehtë kur Maradona doli nga vetura dhe goditi me një shuplakë gazetarit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/