Kroaci, 8 shtator 2014 – Një nga lojtarët më të famshëm të të gjitha kohërave, Diego Maradona, pas daljes nga një klub i natës në Dubrovnik është përfshirë në një rrahje. Madje është dashur të ndërhyjë edhe policia.
Edhe pse videoja nuk është e cilësisë shumë të mirë, mund të dallohet një turmë ku dëgjohen britma në gjuhën spanjolle.
Ish-futbollisti 53-vjeçar, shihet duke u grushtuar me disa persona jashtë klubit të natës. Eshte dashur nderhyrja e policise per qetesimin e paleve te përfshira në këtë rrahje.
Ndërsa, pas ‘qetësimit të gjakrave’ nuk është bërë e ditur arsyeja pse erdhi deri tek kjo rrahje, dhe për rrjedhjen e situatës së mëtejshme, përveç se në lidhje me këtë incident është marrë në pyetje nga ana e autoriteteve policore legjenda argjentinase, Maradona.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





