30 shtator 2015 – Diego Armando Maradona kundër njerzve më të pushtetshëm të futbollit. Akuzat e legjendës argjentinase ndaj Sep Blatter janë të kahershme, por kohët e fundit El Pibe D’Oro nuk po kursehet edhe ndaj Michel Platini-së, i përfolur se ka marrë ryshfet 2 milionë euro nga presidenti i FIFA-s.
“Ka kohë që Platini po ecën dorë për dore me Blatter-in. Një shprehje thotë se kush shkon me çalamanin, mëson të çalojë. I mbaj mend shumë mirë sjelljen dhe fjalët e tij. Deklaroi se do të mbështeste Ali Ben Hussein, por të gjithë e dimë sesi shkuan gjërat. Platini është thjesht një gënjeshtar”.
Maradona, pasi volli vrer edhe ndaj presidentit të UEFA-s, u shpreh i sigurt për suksesin në zgjedhjet presidenciale përkrah Ali Bin Hussien, që sipas tij, do ta pastrojë FIFA-n nga shumë njerëz të tjerë që duhet të përfundojnë në burg. Por në pornoncimin e fundit të 54-vjecarit nuk ka vetëm helm. Kur pytet për Carlos Tevez, i cili tashmë është pjesë e Boca Juniors, ndryshon dhe humori i tij.
“E dashuroj Tevezin, ai është një idhull. Tifozët e Bocas dhe të gjithë argjentinasit duhet ta falenderojnë që vendosi të kthehej në vendlindje. Askush nuk e meriton më shumë se ai numrin 10 të Bocas. Carlitos është thjesht i jashtëzakonshëm, do të jepja një krah për të luajtur me të.”
/portali DurresLajm/