4 qershor 2015 – Diego Armando Maradona mund të jetë president i ri i FIFA-s. Ky është lajmi që po qarkullon orëve të fundit në mediat e Amerikës Latine.Ka qenë presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ai që ka shfaqur idenë për të përkrahur kandidimin e Maradonës për president të FIFA-s.Kandidaturën e argjentinasit thuhet se mund ta mbështet edhe nga federata të ndryshme nga Evropa, sidomos ajo e Italisë dhe Spanjës që kanë ndikim të madh në FIFA.Maradona ka qenë një nga njerëzit që ka kritikuar më shumë FIFA-n në vitet e fundit kur në krye të saj ishte Sep Blatter.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/