Pas Mauro Icardi, Diego Armando Maradona sulmon  një tjetër interist. Ish-kampioni i Botës në vitin 1986 ka thënë fjalë të rënda për zëvendëspresidentin aktual të Interit, Javier Zanetti.

Ish-mbrojtësi zikaltër, pak ditë më parë ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar Federatën Argjentinase të Futbollit për problematikat që po kalon, por ky qëndrim nuk i ka shkuar për shtat El Pibe de Oros.

"Ofrohet gjithmonë për të bërë gjithçka. Duhet një president për Interin dhe ai është aty, kërkohet një përgatitës atletik, sërish e bën ai. Nëse kërkohet një futbollist, është ai i gatshëm në pankinë. Kjo sjellje nuk më pëlqen."