Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ishte “spektator” në Europian, ku Shqipëria u eliminua në fazën e grupeve. Pas pushimeve ai është kthyer tek Roma me dëshirën e madhe për të bërë një sezon të mirë. Por ai nuk është në planet e trajnerit De Rosi.
Corriere dello Sport raporton se Roma është e hapur për një huazim dhe e ardhmja e Kumbullës mund të jetë në Serinë B italiane, tek Emilia Romanja. Rikujtojmë që ai ishte u huazuar edhe tek Sasuolo ku nuk pati shumë minuta në këmbë.