Mëngjesin e kësaj të diele ka startuar Maratona Durrës 2025, e cila regjistron edicionin e saj të parë.

Me rreth 1000 pjesëmarrës, nga të cilët 550 garues janë të rritur, maratona e Durrësit është një nga eventet sportive më masive të zhvilluara në qytetin bregdetar.

Organizatori i saj, Taulant Stërmasi, tha për “DurrësLajm” se shpreson që ky edicion i parë të pasohet nga shumë të tjerë.

Pjesëmarrës janë dhe shumë maratonomakë të huaj, të cilët kanë ardhur nga 17 shtete të ndryshme të botës, ndërsa mes garuesve janë dhe dy maratonomakët e famshëm shqiptarë, mes të cilëve Sotir Qirjazi dhe të cilët sfidojnë moshën 80 dhe 79 vjeç dhe garojnë mes më të rinjve.

M.B.