Sot zhvillohet Maratona e Tiranës 2021, ku do të marrin pjesë 2500 vrapues nga vende të ndryshme të Botës. Gara e vrapimit do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too , njofton RTSH.

Por, për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve ka nisur të devijohet, ndërsa Policia Bashkiake ka hequr automjetet në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave.

Të dielën, kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00.

Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi në dispozicion janë vënë edhe Policia e Shtetit.