Mes vrapuesve në Maratonën e Tiranës ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares sonë të Futbollit, Lorik Cana, i cili na udhëhoqi drejt Kampionatit Europian.

Cana garonte në të njëjtën kategori sikurse kryebashkiaku Erion Veliaj, atë të 10 kilometrave. Por ajo që ra në sy në përfundim të garës ishte rezultati i Lorikut, i cili ndonëse ruan ende një formë të mirë sportive, ka mbetur pas Veliajt.

Lorik Cana e përfundoi garën e tij me kohën 1.00.52.066, ndërsa kryebashkiaku Veliaj 1 minutë e 47 sekonda më shpejt, duke arritur kohën 0.59.05.186.

Në Maratonën e Tiranës morën pjesë edhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Kështu, ambasadori japonez, Makoto Ito garoi në kategorinë e 10 kilometrave duke u renditur 164 me 54 minuta e 57 sekonda.

Ndërsa ambasadori austriak Johan Sattler u tregua më i guximshëm pasi garoi në kategorinë profesioniste prej 21 km, ku u rendit i 150 me 1 orë e 56 minuta.