Në sheshin “Liria” në Durrës vijojnë përgatitjet për maratonën sensibilizuese të ditës së diel, “Një hap për Durrësin”. Siç duket edhe nga fotot, mbrëmjen e sotme është duke u punuar për vendosjen e bazës materiale dhe podiumit të nderit, ku do të shpallen fituesit e këtij aktiviteti që zhvillohet për herë të parë në qytetin bregdetar.
Eventi do të startojë në orën 9:30, ku do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Më herët gjatë ditës, bashkia e Durrësit publikoi disa foto nga sheshi dhe rrugët kryesore ku do të zhvillohet ky event sportiv dhe dekori i vendosur me këtë rast.
Por maratona nuk është i vetmi aktivitet, pasi pas shpalljes së fituesve, sheshi do të gjallërohet nga tingujt e muzikës së koncertit live, që pritet të mbahet nga ora 11.30 deri në 13.30.
Gjatë këtyre ditëve, institicionet vendore dhe policia e Durrësit u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në disa nga rruët kryesore të qytetit, pasi ato do të jenë të bllokuara për shkak të maratonës, nga ora 09.30 deri në orën 11.00.
Njoftimi i policisë Durrës:
Më datë 23.02.2020, në Durrës, në sheshin “Liria”, do zhvillohet një aktivitet sensibilizues “Një hap për Durrësin”, gjatë të cilit do të zhvillohet një maratonë vrapimi prej 5 km.
Për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë, Policia Durrësit, pas kërkesës së bërë nga organizatorët ka marrë të gjitha masat për të bërë bllokimin e rrugës dhe për garantimin e rendit e sigurisë publike.
Prej orës 09:30 deri në orën 11:00, Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme do bëjnë bllokimin e rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe konkretisht:
1-Rruga Taulantia
2-Rruga Epikadeve
3-Rruga Anastas Durrsaku
4-Bulevardi Epidam
5-Bulevardi Dyrrah
6-Rruga Hazif Podgorica
7-Rruga Dëshmorëve
8-Rruga Aleksandër Goga
Policia e Durrësit kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, që në këtë orar të shmangin lëvizjet në drejtim të këtyre rrugëve , me qëllim që mos krijohet konfuzion e bllokim të rrugëve.





