Gjithçka gati për nisjen e maratonës sensibilizuese “Një hap për Durrësin”.
Pjesëmarrës të shumtë janë mbledhur në sheshin “Liria”, ku pritet të startojë nga momenti në moment aktiviteti sportiv.
Pjesëmarrja më e madhe është nga të rinjtë, por nuk mungojnë edhe moshat e treat, që i janë bashkuar këtij eventi, që zhvillohet për herë të parë në qytetin bregdetar.





