Sipërmarrja e fundit e më pas do t’i thotë lamtumirë karrierës.
Ndoshta. Maratonisti shekullor që është kthyer në një mit, deklaroi zyrtarisht se gara e tij e fundit do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Hong Kong. 41 km e fundit për legjendën e gjallë indiane, Fauja Singh, që ka festuar 101 vjetorin e lindjes.
Rekordet e tij botërorë janë disa, përfshi këtu edhe atë të atletit të vetëm 90-vjeçar që arriti të vraponte për plotë 5 orë e 40 minuta në vitin 2003.
Ndërkohë vitin e shkuar ai përfundoi me sukses maratonën e Londrës në 7 orë e 49 minuta. Siç zbulon atleti, sekreti i jetëgjatësisë dhe formës shumë të mirë fizike është ushtrimi i përditshëm dhe ndjekja e një regjimi ushqimor.
I lindur në Indi në vitin 1911, Fauja ka vendosur t’i japë lamumirën karrierës, të paktën me garat zyrtare, pasi siç ai shton për sa kohë të jetë gjallë do të vijojë të vrapojë për orë të tëra për çdo ditë.
Një mit i kohëve moderne, Fauja synon të kthehet në insipirim për brezat e rinj, të cilët duhet ta konsiderojnë sportin si një filozofi jete.