E preka topin më dorë, ishte 11-metërsh. Do të gënjeja po të thoja të kundërtën.”

Është i sinqertë në deklaratën e tij pas ndeshjes me Bayernin mbrojtësi brazilian i Realit Marcelo. Një pohim që i shton edhe më tej dyshimet se Reali i Madridit pati edhe ndihmën e gjyqtarit turk Cakir, për t’u kualifikuar në finalen e Championsit.

Gjithsesi, Marcelo mundohet ta justifikojë arbitrin, që sipas tij nuk sinjalizoi pasi nuk e vuri re prekjen me dorë.“Cakir nuk e dalloi, por unë e preka topin më dorë. Ishte penallti. Futbolli i tillë është. Nuk dëshiroj të flas për arbitrat, por ndonjëherë gabojnë në favor e herë të tjera kundër.”