Claudio Marchisio i dha fund eksperiencës së tij prej më shumë se dy dekadash me fanellën bardhezi të Juventusit dhe si një lojtar i lirë, vendosi t’i bashkohej skuadrës ruse të Zenit Shën Petërburgut.Mesfushori italian ka mbërritur në Rusi, bashkë me familjen e tij dhe tashmë për herë të parë në jetë, do të zbresë në fushë për të djersitur jo më fanellën e Juventusit apo të Italisë, por të një tjetër skuadre.

“Më ka bindur menjëherë projekti dhe gjithçka te klubi i Zenitit, ndaj nuk u mendova gjatë për ta pranuar këtë mundësi. Kam ardhur në Rusi bashkë me familjen time, për të nisur një etapë të re jo vetëm në karrierën time sportive, por edhe në jetën familjare”, deklaroi Marchisio.

Mesfushori nuk harron të falënderoj bardhezinjtë për vitet e shumta që kanë kaluar së bashku, por sigurisht që mes atyre viteve të shumta, ka edhe momente negative, që Marchisio nuk ngurron t’i tregojë.

“Keqardhja ime e vetme është se thoshin që jam i dëmtuar dhe më linin jashtë, ndonëse kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ata mundoheshin të mashtronin tifozërinë e mrekullueshme, se unë isha i dëmtuar, ndonëse unë gëzoja formë mjaft të mirë. Megjithatë asnjëherë nuk bëra polemika dhe qëndrova në heshtje, pasi nuk doja të prishja një ambient të mrekullueshëm si ai bardhezi”, tregoi Marchisio.