Sekretari amerikan i Shtetit, Macro Rubio theksoi nga Forumi Ekonomik i Davos, ku u prezantua edhe Bordi i Paqes, se mundësitë e kësaj iniciative të Donald Trump do të jenë të pafunshme.

Në fjalën e tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes së krijimit të këtij Bordi, Rubio “thumboi” evropianët, teksa tha se shpesh dëgjojmë deklarata pa veprime, por Trump ka treguar se është presidenti i veprimit.

Ai përmendi Gazën, teksa tha se shumë mendonin se konflikti nuk mund të zgjidhje.

“Jemi sot me vizionin e presidentit Trump, njerëzit mendonin se ajo që ndodhi në Gaza nuk mund në zgjidhej. Shumë nga institucionet që na kanë shërbyer nuk mund të bënin asgjë për të, presidenti Trump kishte vizionin e kurajon për të bërë të pamundurën.

Sot kemi Bordin e Paqes që besoj se mundësitë e tij janë të pafundme. Të sigurohemi që paqja në Gaza të jetë e qëndrueshme dhe këtë presidenti Trump e ka prioritet. Trump është presidenti i veprimit. Shpesh dëgjojmë deklarata pa veprime, dhe presidenti i SHBA është i veprimit, që i bën gjërat. Fillimi i një epoke të re, duke i treguar të gjithë botës se çfarë mund të bëhet.

Plani për Gazën që prezantuam sot është vizion për Gazën, rajonin, dua të falënderoj liderët që janë këtu dhe të tjerëve që do të na bashkohen në të ardhmen. Ndoshta ata nuk janë sot, por të gjithë do të bashkohen sepse do të jetë përpjekje e suksesshme, janë krerë vendesh që vijnë nga backgrounde të ndryshme, të krishterë, myslimanë.”, tha mes të tjerash Rubio.