Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio thotë se SHBA-të janë i vetmi komb në tokë që ka qenë në gjendje të ulë në një tryezë Ukrainën dhe Rusinë për të biseduar në përpjekje për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk jam këtu për të fyer askënd, por Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë. Nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që ka qenë në gjendje ta bëjë këtë”, tha Rubio.

Diplomati amerikan shtoi se SHBA nuk po kërkojnë t’i imponojnë një marrëveshje askujt, por se thjesht duan t’i ndihmojnë dy vendet sepse lufta është e dëmshme për të dyja palët.

“Ne nuk po kërkojmë t’i imponojmë një marrëveshje askujt. Ne nuk po përpiqemi ta detyrojmë askënd të pranojë një marrëveshje që nuk dëshiron ta pranojë. Ne thjesht duam t’i ndihmojmë ata. Meqenëse mendojmë se është një luftë tepër e dëmshme, mendojmë se është një luftë tepër shkatërruese.

Rubio tha se Trump ka investuar një “sasi të jashtëzakonshme kohe dhe kapitali politik” për t’i dhënë fund luftës. Deri më tani, negociatat kanë ngecur, me disa pika kyçe të mbetura, veçanërisht në territor, ndërsa Rusia i përmbahet kërkesave të saj maksimaliste.