Margot Robbie është biondja simpatike që do të luajë Barbie-n në filmin që pritet të nisë xhirimet së shpejti. Sapo emri i protagonistes u konfirmua, të gjithë kanë vetëm një pyetje: Kush do të jetë Ken?
Burime për Deadline kanë bërë të ditur se Ryan Gosling është në negociatat përfundimtare për të luajtur Ken-in në filmin “Barbie”.
Aktori thuhet se është gati për të luajtur personazhin ikonik të Mattel përballë Margot Robbie, e cila tanimë ka nënshkruar për të luajtur rolin kryesor në filmin live-action të Warner Bros.
Gosling nuk ka folur publikisht për negociatat, por të gjithë besuan se Gosling ishte “zgjedhja e vetme” për të luajtur Ken, sipas Deadline, dhe e ndoqën me këmbëngulje.
Xhirimet janë planifikuar për të nisur në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa publiku është shpehur shumë i emocionuar për këtë zgjedhje, madje kanë bërë edhe krahasime mes tij dhe Ken duke thënë se ngjajnë shumë.