Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me Tom Ackerley. Aktorja 34-vjeçare, e cila u bë e famshme me hitin “ Barbie”, dhe regjisori 34-vjeçar janë të martuar që nga viti 2016.

Margot Robbie është fotografuar me barkun e rrumbullakosur në liqenin e Comos në Itali. Aktorja ishte veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluze të bardhë të shkurtër e cila tregonte qartë barkun e saj.

Çifti u njohën teksa punonin për filmin Suite Française në vitin 2013, ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte para kamerës.