DURRËS, 3 nëntor 2014 – Mariah Carey është e njohur për stilin sexy në veshjet e saj, por kësaj here duket se e ka tepruar. Në performancën e saj në Perth të Australisë të dielën, ajo u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër, e dekolte të ekzagjeruar, për të cilën nuk u komentua aspak mirë.

Këngëtarja 44-vjeçare kishte zgjedhur të qëndronte gjatë performancave të saj, më këtë fustan ari që ju shihni në foto, i cili jo vetëm që nuk i tregonte aspak mirë linjat e saj, por për më tepër dukej i ekzagjeruar.