21 dhjetor 2014 –  Dështimet po pasojnë njëra-tjetrën për Mariah Carey, ku nga fakti që fansat po i largohen edhe një asistente e ka paditur. Ende nuk dihet shuma e kërkuar, por kjo lidhet me shfrytëzimin që i ka bërë punonjëses 49 vjeçare. Oraret e tejzgjatura të punës dhe fakti që nuk i plotësonte kushtet e kontratës, ka detyruar punonjësen që të padis këngëtaren.

Këngëtarja amerikane është duke u përballur me një seancë gjyqësore kundër saj. Një ish-asistente e yllit ka ngritur padi në gjykatën federale të Manhattanit duke kërkuar një shumë të konsiderueshme parash si dëmshpërblim nga Carey. Ylser Oliver, 49-vjeç, ka thënë se këngëtarja e kishte detyruar të punonte shtatë ditë në javë dhe 16 orë në ditë pa pushim dhe pagesë shtesë. Ajo gjithashtu ka theksuar se Carey nuk i kishte dhënë ushqim gjatë shtatë orëve të punës.