Për të festuar 25 vjetorin e këngës së saj “All i want for Christmas is you”, Carey, e cila ka ndezur edhe dritat e ndërtesës së famshme të Big Apple, është shfaqur më në formë se kurrë.

’All i Want For Christmas is You’ e Mariah Carey, sapo ka arritur numrin 1 të Bilboard Hot 100 dhe ylli i pop-it ka dashur të festojë me shumë stil duke treguar si gjithmonë format e saj bombastike me një fustan të gjatë me shkëlqim, që i ka nxjerrë në pah format seksi.