DURRËS, 10 tetor 2014 – Profesor Uejn Holl (Wayne Hall), njëri ndër konsulentët më të rëndësishëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (World Health Organisation) ka bërë një studim 20-vjeçar mbi përdorimin e marijuanës. Ndër konkluzionet më të rëndësishme të studimit janë se kanabis (cannabis) varfëron kapacitetin intelektual, favorizon shqetësimet mendore, dyfishon rrezikun e skizofrenisë etj.
Ndonëse kanabis (cannabis) klasifikohet si një ndër drogat e lehta, ajo shkakton një varësi të fortë, madje një ndër tri personat që e konsumojnë bëhet vartës serioz i saj, duke përfshirë të gjitha implikimet sociale dhe shëndetësore që sjell një addiction. Duhet sqaruar një herë e përgjithmonë që marijuana nuk është një safe drug, ndaj sipas studimit këshillohen fushata të tëra sensibiluzuese kundër saj.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





