Rreth 27 kg marijuanë është sekuestruar nga policia greke në Igumenicë.
Lënda narkotike e cila vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, u gjet e fshehur në një mjet dhe u kap në Sajadhe gjatë kontrollit.
Droga ishte e ndarë në 49 pako me peshë totale 27 kg 269 gram dhe e futur në dy valixhe.
Lënda narkotike transportohej me një mjet që drejtohej nga një shtetase greke 30-vjeëare që u arrestua.
Gjithashtu policia sekuestroi 3060 euro dhe 1 celular.





