Letrat që përmbajnë paramendimet e Marilyn Monroe për vetëvrasjen shkojnë në ankand.
Letra që i dërgon këshilltarit të saj, Lee Strasberg, dëshmon luftën e saj të brendshme përpara kamerave. Ajo shkruan se ndihet sikur nuk është fare në këtë tokë dhe se nuk i përket racës humane.
Marilyn Monroe shkroi për dëshpërimin e saj dhe se besonte që ishte duke u çmendur, fjali kjo që është përmendur në një nga letrat që i drejtohet këshilltarit të saj. Ylli i kinemasë që humbi jetën nga një mbidozë medikamentesh, ka shprehur vazhdimisht Lee Strasberg për dëshpërimin dhe pamundësinë e saj përpara kamerave.
Letra e shkruar me dorë pritet të shitet në ankand me çmimin 33.000 paundë dhe është pjesë e një dokumentacioni historik të rrallë që është duke u shitur online.
Midis shumë të tjerash, janë edhe disa letra të përzemërta shkruar nga gjenerali Dwight Eisnehower, që i shkojnë gruas së tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe një letër e shkruar në makinë shkrimi nga John Lennon për Paul Mc Cartney.
Letra e Monroe, e cila nuk mban datë, është shkruar gjatë qëndrimit të saj në hotel Bel-Air, siç duket nga koka e letrës.
Ajo shkruan: “Vullneti im është shumë i dobët, nuk mund të duroj asgjë. Më tingëllon vetja e çmendur dhe në fakt mendoj që jam duke u çmendur. Vetëm se, dal përpara kamerave dhe përqendrimi, përpjekja dhe gjithçka që kam mësuar, më braktisin. Pastaj ndihem sikur nuk i përkas fare racës humane”. Kjo letër do të dalë në ankand më 30 maj dhe shifra e shitjes do të variojë mes 20.000 dhe 30.000 paund.
Monroe u kthye në Strasberg, i njohur si “babai i metodave të të vepruarit në Amerikë” në kulmin e karrierës së saj.
58 letrat e Eisenhower-it, të shkruara me dorë në vitet ’42-’45, dëshmojnë ngjarje e lajme nga lufta, si dhe përkushtimin ndaj gruas së tij, Mamie. Mendohet se grupi më i madh i letrave të tij mund të arrijë shifrën prej 80.000 paundëve.
Përfshirë në ankand është edhe një letër e padatuar e John Lennon, shtypur në makinë shkrimi dhe drejtuar Linda e Paul Mc Cartney. Në të reflektohet armiqësia midis dy anëtarëve të Beatles-ave në kohën e ndarjes formale të 1971-shit.
Dy faqet e letrës nuk janë të firmosura dhe kanë korrigjime. Një fotografi-logo tregon Lennon me të shoqen duke u puthur në buzë. Ndër të tjera, në letër shkruhet: “A mendon ti se pjesa më e madhe e artit të sotshëm vjen për shkak të Beatles? Jo, nuk mendoj se mund të jesh kaq i çmendur -Paul- e beson këtë? Kur të ndalesh së besuari këtë gjë, duhet të zgjohesh”. Letra mendohet të marrë vlerën e 40.000 paundëve.
Gjithashtu në ankand do të përfshihen dhe dy albume të mëdha me fotot e letrave që Adolf Hitleri dhe Benito Musolini kanë shkëmbyer përpara Luftës së Dytë Botërore.
Mr Maddalena tha: "Kur Musolini dhe Hitleri kanë vizituar njëri-tjetrin para luftës, ata do të kenë pasur secili fotografët e tyre të cilët dokumentonin udhëtimet e tyre.





