Amerikanët përdorin dhe diplomacinë, por edhe forcën po të destabilizohet Shqipëria. Nëse ndodh, mund të të vijnë më 30 qershor, me nëndetëse atomike, 80 avionë e helikopterë dhe mijëra marinsa! 

Mediat afër opozitës botuan me entuziazëm foto të nxjerra nga faqja në FB e kreut të shtetit, kur më 1 maj 2019, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë dhe diplomatë, vizitoi aeroplanmbajtësen e klasit Nimitz USS “Abraham Lincoln” (CVN 72). Mysafirët u ulën në bordin e anijes në tre helikopterë MH-60S “Sea Hawk” për t'u njohur me operacionet e marinës amerikane dhe tri flotave të saj – 5-të, 6-të, 7-të – në detin Adriatik, të pashembullta në historinë e marinës amerikane. “Abraham Lincoln” është pjesë e stërvitjeve vjetore të operacioneve të partneritetit detar Adriatik. 

Ndërkaq komanda e Flotës së Gjashtë në Napoli të Italisë botoi, përveç informacionit të zgjeruar, një foto domethënëse. 
Në Adriatik, në det të hapur. (1 maj 2019) Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta (djathtas) dhe komandanti i grupit të 12-të të aeroplanmbajtëses me avionë gjuajtës, Kundëradmirali (Rear Adm.) Xhon Uejd (John Wade), në kajutën / kabinën e kapitenit, në bordin e aeroplanmbajtëses së klasit Nimitz USS Abraham Lincoln (CVN 72). 

Marina Luftarake amerikane i bëri të qartë Metës se: 

– “Shqipëria është partnere e pandarë në rritjen e stabilitetit në detin Adriatik [Albania is an integral partner in improving this stability in the Adriatic Sea]”. 
– "Forcimi i lidhjeve me SHBA-në dhe për t’u demonstruar të gjithë aktoëve të tjerë se Shqipëria nuk është mjedis i përshtatshëm për ta" [To strengthen the bond with the U.S. and demonstrate to any other actors that Albania is not a permissive environment for them], domethënë nuk duhet mirëpritur Rusia.
– "Shqipëria është një aleate e fortë e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s. Vizita jo vetëm që demonstroi këtë aleancë, por u mundësoi personaliteteve të larta të vëzhgonin operacionet detare të SHBA-së në det të hapur” [Albania is a strong U.S. ally and NATO member. The visit not only demonstrated this alliance, but allowed senior leaders to observe first-hand U.S. Naval operations at sea]. Ja se ç’të bën Marina amerikane kur destabilizohet Shqipëria. (Foto e Marinës Luftarake amerikane nga specialisti i klasit 3-të për komunikim masiv Jeff Sherman).

Info 1
USS Abraham Lincoln (CVN-72) është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA. Është e klasit Nimitz, anija ushtarake bërthamore më e madhe dhe më e fuqishme në botë. Ekuipazhi: 3 200 veta + 2 480 të krahut të aviacionit. Grupi i aviacionit ka 90 avionë dhe helikopterë.
Zhvendosja: 105,783 t, gjatësia: 332.8 m, gjerësia: 76.8 m, zhytja: 11.3 m – 12.5 m

Info 2
Nga pikëpamja operative-strategjike Flota e Gjashtë amerikane ndahet në këto grupe operative: 
Grupi operativ 60: Forca goditëse kryesore e flotës. Përfshin 1-2 aeroplanmbajtëse, secila prej të cilave shoqëron rreth 6 kryqëzorë dhe destrojerë. Në bordin e çdo aeroplanmbajtëseje ka 65-85 avionë (gjuajtës, bombardues, kundërnëndetës dhe zbulimi).
Grupi operativ 61: Merret me zbarkimin e desantëve detarë. Përbëhet nga tri anije desantuese.
Grupi operativ 62: Përfshin njësi të këmbësorisë detare. Në përbërje të tij ka rreth 1 600 marinës, që kanë në armatim tanke, artileri dhe helikopterë.
Grupi operativ 63: Është grup ndihmës i veprimeve të anijeve të tjera. Ka anije furnizimesh, transportesh dhe remontesh.
Grupi operativ 64: Ka nëndetëse strategjike atomike me raketa balistike bërthamore.
Grupi operativ 66/69: Përfshin nëndetëse dhe anije kundërnëndetëse. Ka si detyrë asgjësimin e nëndetëseve të armikut dhe ruajtjen e anijeve të flotës.

Th. M.