Marina dhe Geti tani dalin pa ndrojë pranë njëri-tjetrit në publik, madje janë edhe shumë të afërt edhe në familjet e njëri-tjetrit. Edhe Geti me Luanën dihet që shkojnë mirë, kjo gjë u vërtetua me publikin e këngës së Getit për motrën e të dashurës.
Por një marrëdhënie po ashtu të afërt duket që ka edhe Marina me vëllanë e Getit, Liberianin, i njohur si Libri. Ky i fundit një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të dhe me këtë rast, përveç tortës së ditëlindjes, Marina dhe Geti i kishin përgatitur edhe një dhuratë.
Në një postim të fundit të Liberianit në profilin e tij në Instagram së bashku me Marinën, ai shkruan: “Me motrën time të dashur”, ndërkohë që edhe moderatorja e njohur I përgjigjet: “Më i miri je."