“Pazari i ri” në Tiranë ka qenë ndër vendet më të vizituara nga kryeqytetasit ditët e fundit, pas promovimit të tij Ditën e Verës, më 14 mars. Pas rikonstruksionit të plotë, pamja e tij e re ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve… Por, me sa duket, paska edhe një të dytë të ngjashëm me të – të paktën kështu thotë Marina Vjollca nga Barcelona, vendi që ajo dhe Geti po vizitojnë këto ditë të fundit marsi.
Çifti janë nisur drejt Barcelonës dhe, nga sa kuptohet nga fotot dhe videot që kanë postuar në rrjetet sociale, po i shijojnë në maksimum vendet dhe klimën e ngrohtë të Spanjës. Në Instastory, Marina ka postuar edhe disa momente nga “Pazari i ri” i Barcelonës. Kështu ka dashur ta quajë ajo tregun e fruta-perimeve në Barcelonë.
Po ashtu, moderatorja e “Procesit sportiv” ka postuar edhe foto nga darka me partnerin, nga kisha apo nga vende karakteristike të Barcelonës. Sigurisht, edhe plazhin, të cilin mezi po e priste.
Ndërsa Geti… Ah, ai është gjithmonë pas aparatit. /Class/