Reperi i njohur Getoar Selimi dhe e fejuara e tij moderatorja Marina Vjollca pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë vit në një ceremoni që pritet të jetë madhështore. Pas një kohe relativisht të gjatë që ata arritën ta mbanin të fshehtë nga mediat, ata u ‘zbuluan’ dhe tanimë do të quhen shumë shpejt bashkëshortë.
Ata janë fotografuar nga ‘Story’ duke hyrë në një qendër tregtare, teksa ndalonin në vitrinat e unazave të martesës, duke u kujdesur kështu për çdo detaj.
Dyshja kohët e fundit shihet shpesh bashkë nëpër udhëtime jashtë vendit të cilat i bëjnë publike edhe në rrjetet sociale dhe kanë nisur bashkëjetesën prej disa kohësh siç edhe përflitet, në një nga zonat më të shtrenjta të banimit.