Marina dhe Luana Vjollca janë konsideruar ndër femrat më të bukura të ekraneve shqiptare. Edhe pse shpeshherë janë akuzuar se kanë kryer operacione plastike, ato e kanë mohuar një gjë të tillë. Fotoja e mëposhtme është shkëputur nga një video e disa viteve më parë ku ato ishin të ftuara në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Motrat Vjollca dukeshin shumë ndryshe dikur. Nuk flasim për ndryshimet që mund të bëjë faktori kohë në trup e në fytyrë, por si Marinën edhe Luanën në këtë foto i shohim me buzë shumë të holla. Ato e mohojnë të kenë bërë ndërhyrjen më të vogël, por a është e vërtetë një gjë e tillë?





