Nga Osman Metalla

Porti i Durrësit si porti më i madh në vend është njëkohësisht dhe porti më i investuar.

Vetëm gjatë dy dekadave të fundit në këtë port janë modernizuar kalatat, paisjet dhe shërbimet dhe aktualisht ka arritur të përpunojë afro 4000000 ton mallra/vit.

Që të realizoheshin të gjitha këto janë bërë investime mbështetur në masterplanet dhe planet e tjera të zhvillimit.

Institucionet ndërkombëtare financiare kanë investuar me kredi afatgjata për zhvillimin e shpejtë të portit.

Aktualisht porti i Durrësit vazhdon të paguajë interesa të projekteve të investuara nga ana e institucioneve financiare si më poshtë:

Hua nga BEI-1 17,000,000 Eur

Hua nga BEI-2 18,000,000 Eur

Hua Berzh+BEI 34,200,000 Eur

Totali 96,200,200 Eur

Nga kreditë e mësipërme deri në vitin 2020 mbeteshin për t’u paguar si më poshtë:

IDA 1 211 788 269 ALL
Hua e BEI-1 395 839 998 ALL
Hua e BEI-2 1 484 400 000 ALL
Berzh 240 449 408 ALL

Totali 3 332 477 675 ALL

Sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi marëveshjen e ndërtimit të Marinës Durrës duke i dhënë mundësinë kompanisë “Eagle Hills” të fillojë investimin prej 2,1 miliard Eur.

Ajo që qeveria Shqiptare do të përftojë nga e gjitha kjo është:

(a) Investitori Strategjik do t’i paguajë MIE-së një tarifë vjetore (“Tarifa”) të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore, që Investitori Strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar, por gjithsesi jo më shumë se sa dyqind mijë euro (200.000 euro) në vit.

Ndërkohë qeveria shqiptare duhet:

Të bëjë zhvendosjen e operacioneve aktuale të portit në një port tjetër (Askush nuk e di, se cili do të jetë investitori për portin e ri, i cili sipas projekt-idesë së prezantuar do të ketë një faturë afro 2 miliardë Eur)

Të paguajë pjesën e mbetur të kredive.

Pyetja që shtrohet sot është:

A është një marëveshje me interes?

O. M 15.11.2022