Pak ditë më parë, motrat bukuroshe Marina dhe Luana Vjollca u nisën për pushime drejt Alpeve të Austrisë. Ato kaluan disa ditë pranë familjarëve dhe të dashurve të tyre, duke lënë pas lodhjen dhe zhurmat e kryeqytetit.

Menjëherë pas këtyre pushimeve, Luana ndryshoi totalisht destinacionin për të kaluar disa ditë pranë detit. Ishte vetë moderatorja që i ndau këto momente me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke publikuar foto të ndryshme herë pas here teksa ndodhet në Maldive.

Ajo që ka rënë në sy nga këto foto, janë komentet e motrës së saj, Marinës. Së fundmi Luana e ka ftuar për të shijuar një pije bashkë nga larg, por ajo i është përgjigjur duke i thënë: “Përplase për koke më mirë.

Siç duket Marina është ende e “inatosur” me Luanën, për këto pushime të dyta pa prezencën e saj.