Kohët e fundit jeta private e vajzës së Eli Farës, Marinës ka qenë në qendër të mediave rozë. Ajo e ka pranuar që është në një lidhje, por nuk e kishte treguar se me kë madje dhe në fotot e postuara me të dashurin ia mbulonte fytyrën.

Kështu vazhdoi për javë me radhë dhe të gjithë u bënë kurioz cili është djali që i ka rrëmbyer zemrën Marinës.

Por pas kaq shumë kohësh, më në fund Marina e ka shuar vetë kuriozitetin duke publikuar disa foto më të dashurin, ku nuk ia fsheh më fytyrën me emoji.

Çifti, në njërën prej fotove shfaqen duke u puthur dhe djali emri i të cilit nuk dihet ende, duket shumë simpatik.