Ditën e djeshme vajza e këngëtares Eli Fara, që kohët e fundit është bërë protagoniste në faqet e shtypit rozë për shkak të fotografive që poston në rrjetet sociale, ka festuar ditëlindjen.
27 marsi, përveç festës dhe dedikimit të veçantë të së ëmës ka pasur edhe një surprizë tjetër.
Për shumë kohë Marinën e kemi parë duke pozuar vetëm, me të ëmën dhe me mikeshat, por ajo dje vendosi të publikojë një foto edhe me djalin që i ka vjedhur zemrën, shkruan "Who".
Ai quhet Edi Ismaili dhe të dy jetojnë prej kohësh një histori dashurie.
Pas publikimit të kësaj fotoje ajo i ka kthyer në "private” llogaritë e saj në Instagram dhe Facebook.