Në pak ditë moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Këto ditë ka nisur shpërndarja e ftesave të dasmës, e cila vjen e personalizuar për çdo të ftuar. Këtë herë ka qenë motra e saj Luana, e cila ka publikuar ftesën që i ka ardhur të cilën e ka me petale trëndafili të ngjyrave të ndryshme.
Krahas ftesës ajo ka shkruar: “Misherimi i shpirtit tuaj ne art i tejkaloj pritshmerite me keto ftesa te personalizuara. Jam kaq shume e emocionuar dhe e lumtur per ju! Ju dua shumee Marina Vjollca dhe Getoar Selimi".