Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet e reja të showbiz-it që gjatë vitit 2017 e kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Që prej kësaj kohe dedikimet, fotot, dhuratat apo udhëtimet nuk kanë ndaluar. Mesa duket, dyshja ka vendosur që fundin e vitit 2018 ta festojnë në një nga vendet më të bukura të botës, në Las Vegas. Këtë e kanë zbuluar nëpërmjet fotove në ‘Instagram’.

Të dy duken shumë bukur, të veshur mirë dhe të kuruar në detaje.