Është bërë e zakonshme që momentet të ndryshme gjatë ditës ti ndajmë me miqtë tonë në rrjete sociale. Këtë gjë bëjnë edhe VIP-at. E një ndër këto është edhe Marina Vjollca, e cila ka postuar disa foto nga përgatitja për emisionin “Procesi sportiv” që ajo prezanton me Edi Manushin në ekranin e Top Channel.

Modeli i ri i flokëve me valëzime më të mëdha sesa zakonisht kanë qenë e veçanta e flokëve të Marinës për këtë mbrëmje, kur kishte zgjedhur një bluzë crop top dhe pantallona të kuqe.

Me shikim të parë në foto duket se nuk është vetëm Marina dhe parukierja e saj, por edhe dikush tjetër. Por po ta shikoni me vëmendje e kuptoni që është vetëm këllëfi i smartphone-it të saj. Eh, shpirti fëminor jeton përgjithmonë!