10 qershor 2015 – Marina Vjollca ka qenë pjesë e lajmeve të mediave serbe së fundmi, ku shkruhet në formë sarkazme se “bomba” e vërtetë që i pret futbollistët e tyre në Tiranë është pikërisht prezantuesja e njohur e sportit. Meqë do të zhvillohet derbi mes Shqipërisë dhe Serbisë, kërcënimet kanë filluar dhe ne do të sjellim artikullin e plotë që gazeta serbe i ka kushtuar Marinës.Aty thuhet se tifozët nga Tirana dhe Prishtina u dërgojnë mesazhe kërcënuese serbëve për ndeshjen e 8 tetorit, ndërkohë “rreziku më i madh për futbollistët e Serbisë është padyshim Marina Vjollca, gazetarja sportive e njohur pasi i fut në kurth bashkëbiseduesit”.
Lojtarët serbë, paralajmëron revista, duhet të kenë kujdes nga biondja magjepsëse. "Marina djeg dhe përvëlon, ndërsa sharmit të saj rrallëkush mund t’i rezistojë".

Por edhe Marina nuk e ka lënë me kaq dhe ka reaguar me këtë shkrim në rrjetin social Facebook: “Serbët provokojnë se e dinë që do të fitojmë! Shqipëri dhe s’ka tjetër, jemi popull shumë i vjetër… SHQIPËRI E MADHE”.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"