Marina Vjollca duket se do t'i thotë lamtumirë televizionit "Top Channel".

Pak ditë më parë dhamë lajmin se bukuroshja kishte dhënë dorëheqjen nga media ku u rrit, por sot kemi një tjetër informacion interesant për ju.

Burime për "Blitz.al" thonë se sezonin e ri televiziv Marina Vjollcën do ta shohim në "Tv Klan".

"Tv Klan" ka dashur ta ketë pjesë të logos së tij që një vit më parë bionden seksi, por për shkak të kontratës me "Top Channel" Marina ka qëndruar në televizionin, ku edhe është shfaqur për herë të parë.

Formati televiziv që ajo do të drejtojë nuk bëhet ende publik, por me siguri sezoni i ardhshëm do të rezervojë surpriza si për "Tv Klan" ashtu edhe për Marina Vjollcën.

Marina Vjollca e nisi karrierën si velinë e “Fiks Fare”, më pas ka drejtuar programe si “Top Select”, “Proçesi Sportiv”, “Top Fest”, “Summer Fest”, etj.