Moderatorja Marina Vjollca ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fansat, rikthimin së shpejti në ekran por pa zbuluar emrin e televizionit.

E shkëputur prej disa kohësh, Marina ka postuar në InstaStory një foto ku shkruan: "Coming soon, new projects…" (së shpejti, projekt i ri…).

Burime nga Xing.al bëjnë me dije se moderatorja simpatike do të drejtojë një emision talentesh.

Kujtojmë që projekti i fundit i Marinës ishte emisioni "C'est la vie" në Klan Tv, por tani për tani nuk bëhet e ditur në do vijojë të mbesë pjesë e këtij ekrani apo jo.