Vetëm pak ditë pasi qarkulluan lajmet për shtatzëninë e moderatores simpatike, Marina Vjollca ka vendosur ta ndajë vetë lajmin për publikun. Ajo ka shkruar ‘E bekuar, faleminderit Zot për gjithçka’, pranë fotove me barkun e madh e veshur e gjitha me tyl.
Marina nuk ka dhënë detaje të tjera si sa muajshe është apo gjinia, por zërat thonë se është vajzë dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.