Marina Vjollca është një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. 

Ajo rrezaton ëmbëlsi dhe duket një person mjaft paqësor. Por në një prej videove të ndara nga ‘Xing’, motra e saj Luana Vjollca ka zbuluar një sekret nga fëmijëria e saj.

Luana ka treguar se kur Marina ishte e vogël rrihte djemte.

“Marina kur ka qenë e vogël ka rrahur djem, po ta them edhe një herë këtë”- ka thënë Luana, ndërsa Ermal Mamaqi ka inkurajuar se Marina duhet të vazhdojë dhe tani atë punë.